E-Diaspora
Ekspozitë me fotografitë e “burrneshave”
Ekspozita e fotografive hapet sot (e enjte) dhe mund të vizitohet deri më 26 maj në Muzeun e arteve “Kloster Unser Lieben Frauen” në Magdeburg
Gratë të cilat jetojnë një jetë burrash në malet e Shqipërisë së Veriut janë në qendër të një ekspozite fotografish të hapur në Muzeun e arteve të qytetit gjerman Magdeburg.
Artistja bullgare Pepa Hristova ka fotografuar gratë në fjalë, të njohura me emrin “burrneshat” në mes viteve 2008 dhe 2010. Bëhet fjalë për një traditë nga mesjeta që ka mbetur e gjallë deri më sot në regjionet e izoluara të malësive të veriut shqiptar.
Sipas kësj tradite, nëse vdes një kryefamiljar, një pjesëtare femër e kësaj familjeje vazhdon jetën si burrë. Në një shoqëri tradicionalisht patriarkale, përmes këtij akti femrat fitojnë të drejta plotësuese, të cilat si femra nuk do t`i gëzonin, thotë autorja e ekspozitës.
Ekspozita e fotografive hapet sot (e enjte) dhe mund të vizitohet deri më 26 maj në Muzeun e arteve “Kloster Unser Lieben Frauen” në Magdeburg.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit












