E-Diaspora
Ekspozitë personale e Adem Dërmakut në Cyrih
Vernisazhi i ekspozitës është më 11 dhjetor me fillim në orën 18. Ekspozita që mban titullin “Zwei Füsse” (Dy këmbë)
Artisti Adem Dërmaku, i diplomuar në Akademinë e Arteve të Prishtinës në degën e grafikës, hap më 11 dhjetor një ekspozitë personale të punimeve të tij në galerinë e njohur të arteve “am Lindenhof” të Cyrihut. Ekspozita që mban titullin “Zwei Füsse” (Dy këmbë) mund të vizitohet duke filluar nga 12 dhjetori (e premte) deri më 6 janar 2015 (e martë).
“Temat aktuale që i prezanton në këtë ekspozitë Dërmaku i realizon me teknikat tradicionale si vizatimi, piktura dhe grafika. Njeriu dhe përditshmëria gjejnë shpesh rrugën për në artin e tij, të cilin ai e ve në pah në mënyrë madhështore. Dëshirat e përditshme dhe simbolet me të cilat ato shprehen, janë elemente të rëndësishme të formësimit dhe çojnë në një gjuhë befasuese të imazheve. Këmba ose këmbët janë lajtmotiv i ekspozitës së tij aktuale”, thuhet veç tjerash në njoftimin që bën galeria “am Lindenhof” për publikun e saj.
Adem Dërmaku është i lindur në vitin 1978 në Kosovë. Pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Arteve në Universitetin e Prishtinës ku ai ka kryer edhe magjistraturën, tash sa vite jeton dhe punon në Cyrih.
Gjatë kësaj kohe ai ka hapur një numër të madh ekspozitash pesonale dhe ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive, me artistë zviceranë, shqiptarë dhe të tjerë.
Vernisazhi i ekspozitës është më 11 dhjetor me fillim në orën 18. Ekspozita mund të vizitohet nga e hëna deri të enjten nga ora 17-20, të premteve nga ora 13-20 dhe të shtunave e të dielave nga ora 10-16.
Galeria është e mbyllur më 15 dhe 26 dhjetor si dhe më 1 e 2 janar.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune -
Bashkimi familjar në Gjermani: Sa ishin nga Kosova e Shqipëria -
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Qyteti i Lozanës rrit përkohësisht pritjen emergjente për të pastrehët -
Nga 1 janari, do të jetë e mundur të plotësohen boshllëqet në kontributet për shtyllën e 3-të -
Shërbimi vullnetar zviceran i transportit të njerëzve sjell 9,100 njerëz të sigurt në shtëpi -
Fishekzjarrët e Vitit të Ri janë të rrallë në Zvicër












