E-Diaspora
Ekstradohet nga Britania për vrasje të dyfishtë, përdorte identitetin e një kosovari
Martin Kaza është ekstraduar nga Britania e Madhe në Shqipëri, pasi është dënuar në mungesë me 22 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Mirditë në vitin 1995, raporton “TV Klan”.
46-vjeçari nga Lezha është arrestuar në Londër në muajin qershor të vitit 2016.
Ai jetonte në Britani të Madhe që prej vitit 2001. Disa vite pasi vrau vëllezërit Agustin dhe Dod Gjini, 46-vjeçari u arratis drejt Anglisë për të kërkuar azil, duke pretenduar se ishte refugjat lufte nga Kosova. Ai përdorte identitetin e rremë Naim Karagjia, përcjell albinfo.ch.
Pasi mbërriti në Britani, në vitin 2008 Kaza u martua me zonjën Majlinda Dule. Ai është baba i tre fëmijëve të lindur në Britani të Madhe. Ai bënte punë të ndryshme në restorante, autolarje dhe punonte në ndërtim.
Pas arrestimit të tij nga autoritetet angleze me qëllim ekstradimin në Shqipëri, avokati i 46-vjeçarit apeloi çështjen në Gjykatën e Lartë angleze. Procesi gjyqësor për ekstradimin e tij drejt vendit tonë zgjati 10 muaj.
Gjatë seancave gjyqësore, Kaza ishte shprehur se ekstradimi i tij nga Anglia ku kishte punuar për 18 vite, shkelte të drejtat e njeriut dhe ishte i pajustifikuar.
Po ashtu, ai i tregoi gjykatës se për t’iu shmangur familjes Gjini me të cilën ishte në hasmëri, pasi në 1994 ata i kishin vrarë vëllain Ndue Kaza, oficer policie, ai ishte fshehur në Greqi.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










