Lajme
Emigrantët, shpallet gjendje krize në Maqedoni
Për të qetësuar situatën, është angazhuar edhe Ushtria e Maqedonisë e cila do të pengojë emigrantët të hyjnë në territorin e Maqedonisë
Qeveria e Maqedonisë ka shpallur gjendje krize në kufirin me Greqinë dhe në atë me Serbinë, për shkak të fluksit të madh të emigrantëve ilegal, që po vijnë nga zonat e luftës në Siri, Irak, Afganistan. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, vendimi i fundit i Qeverisë është marrë me qëllim të parandalimit të valës së shtuar të emigrantëve.
Madje për të qetësuar situatën, është angazhuar edhe Ushtria e Maqedonisë e cila do të kontrollojë vijën kufitare në zonat më problematike me qëllim që të pengojë emigrantët të hyjnë në territorin e Maqedonisë, ndërsa do të formohet edhe një shtab emergjent, i cili do të menaxhoj krizën.
“Për shkak të rritjes së presionit në kufirin jugor dhe rritjen gjithnjë e më shumë të intensitetit në të ashtuquajturin Korridor Ballkanik për emigrantët dhe situatës së krijuar, u konstatua se është e patjetërsueshme rritja e efikasitetit të kontrollit në pjesën kufitare, ku janë regjistruar hyrje masive të emigrantëve ilegal. Andaj angazhimi i armatës presim të japë rezultate”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.
Ai thotë se emigrantët jolegal, të cilët deri më tani kanë hyrë në Maqedoni, janë transportuar në mënyrë të organizuar nga Greqia.
Në dy pika ku është angazhuar edhe ushtria, pari të rritet siguria tek banorët lokal dhe të bëhet trajtim më cilësor ndaj personave të cilët kanë shprehur dëshirë që të kërkojnë azil në Maqedoni, raporton AlsatM.
“Për fat të keq, kufiri jugor i cili njëkohësisht është edhe kufi i jashtëm i Evropës, asnjëherë nuk është kontrolluar dhe mbrojtur nga Greqia. Jo vetëm që janë lëshuar dhe nuk janë ndaluar emigrantët ilegal, por për të njëjtit, jemi dëshmitarë se në shumë raste janë transportuar në mënyrë të organizuar deri në kufi”, theksoi Kotevski.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar gjithashtu se pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për emigrantët, janë dhënë gjithsej 41.414 kërkesa për azil, kryesisht për emigrantë nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Pakistani.
Në anën tjetër, rreth 500 imigrantët kanë bllokuar për 5 orë trenin që kalon nga Gjevgjelia dreht Serbisë në vendkalimin kufitar hekurudhor në Tabanoc. Pas pesë orësh ata janë lënë të lirë për të vazhduar drejt Serbisë, që është destinacioni i tyre i radhës në rrugën drejt shteteve të Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj









