Lajme
Emiratet, të gatshme për punëtorë sezonalë nga Kosova
Emiratet Arabe kanë shprehur përkushtim për të pranuar punëtorë sezonal nga Kosova. Preferohen më së shumti shërbime hoteliere, përkujdesje shëndetësore...
Autoritetet e Republikës së Kosovës janë duke shqyrtuar mundësitë me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për të dërguar punëtor sezonal në Arabi. Kështu ka deklaruar për mediet në Prishtinë, Arban Abrashi, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe zëdhënës i Qeverisë.
Ai ka thënë se Qeveria Mustafa e ka prioritet punësimin sezonal, si mundësinë më të mirë për mirëqenie sociale dhe ndalje të migrimit ilegal.
Abrashi ka thënë për Tribuna Channel, se është duke negociuar me shtete të Bashkimit Evropian dhe ndihmesë të madhe në këtë proces, sipas tij, po jep edhe organizata për migrimin, IOM.
Ditëve të fundit, Abrashit tha se ka pritur një delegacion të Abu Dabit dhe Emirateve të Bashkuara, të cilët sipas tij, i kanë kërkuar numra të mëdhenj dhe të pakufizuar të punëtoreve.
“Takimi ka qenë fillestar shumë produktiv, kemi biseduar për shumë profile që kërkohen atje. Më së shumti në fushën e shërbimeve hoteliere, përkujdesje shëndetësore, por gjithashtu edhe shërbime transporti për çka atje ka një numër të madh të të interesuarve”, deklaroi ai.
Abrashi tha se gjithçka është në nivel teknik, ndërsa gjatë muajit maj pritet të qartësohen në mënyre ligjore mundësitë për këtë çështje.
“Do të organizojmë edhe një vizitë qoftë të delegacionit tonë atje qoftë ata këtu dhe të konkretizojmë kërkesën e tyre për punësim atje. Realisht kanë kërkuar numra të mëdhenj që nuk dua të përmend ..por çka është thanë se nuk kanë numër të kufizuar”, ka thënë Abrashi.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












