Lajme
Ëndrra e shqiptarëve për emigrim në SHBA
Nga Kosova dhe Shqipëria kanë konkurruar mijëra veta për të fituar “Lotarinë Green Card” në SHBA. Viteve të fundit është rritë numri i shqiptarëve që kanë fituar lotarinë
Amerika vazhdon të jetë një ëndërr emigrimi për shumë njerëz të botës, përshirë këtu edhe për shqiptarët e Ballkanit. Vetëm në lotarinë e vitit 2013 për 55 mijë viza emigruese sa lëshon SHBA, kanë konkurruar më shumë se 8 milionë njerëz, ndërsa nga Shqipëria dhe Kosova kanë konkurruar mijëra veta për të fituar “Lotarinë Green Card”.
Në vitin 2012 numri i përftuesve nga Kosova ishte 137 veta, më 2013 ai u rrit në 183 ndërkaq vitin e fundit nga ky program përfituan 257 veta.
Program i lotarisë ka filluar para 24 vjetësh dhe ka për qëllim të krijojë një diversitet të emigrantëve që vijnë në SHBA duke përzgjedhur 55 mijë aplikacione nga miliona sa konkurrojnë.
Nga Kosova sipas të dhënave të emigracionit gjatë këtyre viteve kanë konkurruar mijëra veta, ndërkaq nga Shqipëria kanë konkurruar dhjetë herë më shumë ose rreth 56 mijë vetëm në vitin 2011, raportojnë mediet në Prishtinë.
Më 2013 nga Shqipëria vizën emigruese për në SHBA e kanë fituar 1,520 veta ndërsa më 2014 ky numër është dyfishuar, 3,289, që i bën shqiptarët ndër përfituesit më të mëdhenj të programit të lotarisë nga e gjithë bota.
Përmes “Lotarisë Green Card” në SHBA shkojnë emigrantë edhe nga vende perëndimore, si Gjermania dhe vende të tjera evropiane, mirëpo disa janë të përjashtuara nga pjesëmarrja në lotari për shkak të ardhjes së shumë emigrantëve prej atje, si Kanadaja, Kina, Polonia, Britania Madhe dhe shumë vende të Amerikës Latine.
Në debatin që po zhvillohet në Kongres lidhur me reformën në politikën e emigracionit, një ndër propozimet ka qenë edhe eliminimi i lotarisë emigruese si kompensim i legalizimit të miliona njerëzve që aktualisht qëndrojnë ilegalisht në SHBA. Mirëpo akoma lotaria mbetet si opsion për ata që e duan këtë shtet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla














