Lajme
Engel i kërkon Clintonit sqarime për avancimin e Serbisë
Kongresisti Eliot Engel, vazhdon të kërkoj sqarime për Kosovën
Kongresisti Engel në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme në Washington, i ka shprehur shqetësimin e tij sekretarës së SHBA-së Hillary Clinton për avancimin e Serbisë, derisa kjo e fundit ende nuk ka përmbushur kushtet për normailizimin e marrëdhënieve me Kosovën.“Po shpresojë se SHBA-ja do të kërkoj mënyra shtesë për ta mbështetur edhe më tej Kosovën në këtë proces, përfshirë këtu programin e mijëvjeçarit dhe duke shtuar presionin për ardhmërinë e Kosovë në BE. Gjithashtu të sigurohet se Serbia do t’i implementojë detyrat që ka marrë me rastin e arritjes së marrëveshjeve me Kosovën” ka thënë kongresisti Engel.Kurse, sekretarja Clinton, ka thënë se statusi i kandidatit të Serbisë në BE, është rruga e gjatë.“Sa i përket ofrimit të statusit të kandidatit të Serbisë për BE, duhet veçuar se janë edhe shumë sfida që ajo duhet t’i tejkalojë. Zgjidhja e çështjes së kufijëve, por edhe shum çështje të tjera të papërfundura, e që duhet të negocihen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës” ka deklaruar Clinton.Ajo ka theksuar se është shumë e rëndësishme që BE-ja, ka përfshirë Kosovën, që t’i ofrojë perspektivën evropiane.
“Unë jam e bindur se ngadalë jemi duke shënuar një progres dhe do të vazhdojmë të ecim përpara”, ka deklaruar ajo.Clinton dhe Engel e kanë përgëzuar kryeministrin Thaçi për angazhimin e tij në bisedimet me Serbinë dhe demonstrimin si lidership të mirë.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












