Shkurt.ch
Epilepsia plotësisht e shërueshme, së paku te minjtë!
Testet e ardhshme do të tregojnë nëse kjo terapi gjenesh mund të funksionojë edhe te njerëzit
Një ekip shkencëtarësh University College London ia ka dalë që t`i zhdukë sulmet epileptike pa shkaktuar me këtë rast efekte anësore. Natyrisht, këtë e kanë arritur te minjtë, në trurin e të cilëve kanë vendosur një gjen special.
Për t`u hequr sulmet për disa javë rresht, dhe pa pasoja, ka mjaftuar vetëm një trajtim terapeutik gjenesh, thonë shkencëtarët britanikë në punimin e botuar në magazinën profesionale “Science Translational Meidicine”. Kopjet e gjeneve të vendosura në trurin e miut kanë shkaktuar një mbireagim të qelizave trunore dhe me këtë kanë parandaluar sulmin epileptik.
Kjo metodë funksionon në rastet e epilepsisë e lindur por mund edhe të parandalojë sulmet e mundshme epileptike si ato që shkaktohen nga lëndimet e trurit.
Testet e ardhshme do të tregojnë nëse kjo terapi gjenesh mund të funksionojë edhe te njerëzit. Nëse do të ndodhte një gjë e tillë, atëherë kjo do të ishte një metodës shpëtimtare për rreth 50 milionë njerëz në botë që vuajnë nga epilepsia.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












