E-Diaspora
Era Istrefi “godit yllin” në kanalin gjerman Pro 7
Këngëtarja prishtinase, Era Istrefi, ka shkëlqyer me performancën e saj në kanalin e njohur gjerman Pro7. Kënga e saj “Bon Bon” tashmë është shndërruar në një hit ndërkombëtar. Ajo ishte e ftuar në emisionin gjerman “Schlag den Star” (godit yllin), ku arriti të shfaqet si një yll i vërtetë.
Prezantuesi i emisionit flet për Erën në superlativ, duke e konsideruar edhe si Rihanna e shqiptarëve, ndërkohë pas performancës ai e falënderon në gjuhën shqipe me fjalën “Faleminderit”, ndërsa Era iu përgjigjet në gjermanisht “Danke”.
Edhe faqja zyrtare prosieben.ch, shkruan për Erën: “Pop ylli shqiptar Era Istrefi ka marrë vëmendjen në gjithë Evropën. Kënga e saj “Bon Bon” nuk është vetëm e ëmbël, por vërtet shumë “cool”. 22-vjeçarja ka mbi 10 milionë klikime dhe është duke u konsideruar si një Rihanna e re”, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’
Jeta në Zvicër
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci -
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome -
Sa kushtojnë lejet e punës në Zvicër në vitin 2026?










