Kosova
Escobar: Lënia e Asociacionit pas anëtarësimit në KiE do të sillte vonesa të tjera
Zëvendësndihmës sekretari i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Gabriel Escobar, ka thënë se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Serbia të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Fatkeqësisht të dyja palët kanë dështuar në zbatimin e këtyre obligimeve. Të dyja vendet duhet të kenë marrëdhënia të mira fqinjësore”, ka thënë Escobar në adresimin e tij të fundit para se të caktohet në detyrë të re.
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor ka folur edhe për kushtëzimin që po i bëhet Kosovës që të bëjë hapa drejt themelimit të Asociacionit para anëtarësimit në Këshill të Evropës.
“Ka shqetësime tek disa vende anëtare të Këshillit të Evropës se Asociacioni ka qenë diçka që është përsëritur dhe disa çështje që lidhen me minoritetin serb, por që nuk janë përmbushur nga Kosova. Pozicioni i SHBA-së është se Kosova duhet të jetë anëtare e plotë e BE-së, NATO-së dhe Kombeve të Bashkuara, por që të arrihet kjo, e rëndësishme është që Kosova t’i dëgjojë partnerët evropianë”, ka thënë Escobar.
“Këshilli i Evropës është për trajtimin e minoriteteve dhe Kosova ka marrë zotime me themelimin e Asociacionit. Ai parashihet në planin e Ahtisarit, marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit. Shqetësimi është se pas anëtarësimit, do të sillte vetëm vonesa të tjera”.
Escobar ka thënë se të gjithë diplomatët me të cilët është takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë dhënë mesazhe të njëjta.
“Ajo që bëjmë bashkërisht është që Kosova të integrohet dhe t’i shtohen njohjet”, tha Escobar.
Escobar ka shtuar se SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrahë dialogun Kosovë – Serbi të lehtësuar nga BE-ja.
“Do të flasim për strategjitë se si të ecet përpara me zbatimin e marrëveshjeve. Do të kemi diskutime për çështjen e dinarit, si të ketë një proces transparent për qytetarët që pranojnë para nga Serbia”, tha Escobar./Koha.net
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil










