CH-Ballkani
Është e sigurt: Franca nuk u jep azil kosovarëve
Që nga viti 2009, Kosova dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor konsiderohen si vende të sigurta, prandaj edhe kërkesat për azil në shtetet e zonës “shengen” refuzohen për të gjithë
Qytetarët kosovarë, janë nacionaliteti i dytën në Francë për nga numri i kërkesave për azil, ndërsa 98 për qind prej atyre kërkesat u kthehen negativ. Kështu deklaroi ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet gjatë një konference për media mbajtur bashkë me ministren e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.
Ajo tha se shumica e këtyre kosovarëve kanë hyrë në mënyrë ilegale në Francë.
“Shumica nga këta kërkues, ose 98 për qind të tyre janë refuzuar, të tjerëve do të ju refuzohet azili për të qëndruar në Francë. Me këtë shtim të numrit të azilkërkuesve është krijuar një situatë kaotike dhe e papranueshme”, tha ambasadorja Daviet.
Ajo tha se Franca ka hapur dyert për Kosovarët në ditët e saja më të vështira gjatë viteve të nëntëdhjeta, kur iknin për të ju shmangur përsekutimit, respresionit që ushtrohej mbi ta.
Të njëjtën mundësi Franca e ka dhënë edhe për qytetarët nga Shqipëria që iknin nga persekutimi i regjimit totalitarë para të nëntëdhjetave, po ashtu njëjtë është vepruar me njerëzit në të gjithë botën që janë shmangur diktaturave, përsekutimit fizik, etnik, racial, dhe fetarë që ju e dini se ka vende të shumta që ndodhin këto.
“Për të qenë më të drejtpërdrejtë, azilkërkuesit nga Evropa nuk janë të drejtë sepse nuk ka arsye për të aplikuar për azil politik apo ekonomik sepse nuk ka mundësi të tilla për migruesit ilegal”, tha ambasadorja Daviet.
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku dhe ambasadorja Franceze i’u drejtuan opinionit kosovarë për të sqaruar se Franca nuk jep azil për kosovarët. Që nga viti 2009, Kosova dhe vendet tjera të Ballkanit Perendimor, sipas tyre, konsiderohen si vende të sigurta, prandaj edhe kërkesat për azil në shtetet e zonës shengen refuzohen për të gjithë.
“Franca ka qenë mbështesë e vazhdueshme e Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e rëndesishme nëpër të cilat ka kaluar Kosova në dekadën e fundit. Dhe tani, Franca është mbështetëse e fuqishme e Integrimit të Kosovës në BE, dhe procesit të Liberalizimit të Vizave”, tha ministra Çitaku.
Ditëve të fundit, sipas saj, është raportuar në media për numër në rritje të azikërkuesve nga Kosova në Francë. Dhe vetëm gjatë këtij viti, siç tha ministrja Çitaku, llogaritet se më shumë se dy mijë qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në Francë.
“Po ashtu, është raportuar se Franca u ofron azil dhe leje qëndrimi shtetasve të Kosovës, kjo nuk është e vërtetë. Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Francës kanë të nënshkruar marrëveshjen për Ripranim dhe Riintegrim, dhe mbi 98 për qind të kërkesave për azil në Republikën e Francës janë refuzuar. Pra, nuk bëhet fjalë për përgjigje positive për azilkërkuesit nga Kosova”, tha ajo.
Ndër të tjera ministrja Çitaku tha se çdo muaj në Kosovës riatdhesohen rreth gjashtëdhjetë persona nga Franca, dhe duhet thënë se procesi i riatdhesimit dhe riintegrimit është duke shkuar shumë mire.
“Policia e Kosovës me atë të Francës është duke bashkëpunuar për të parandaluar rrjetet e ndryshme kriminale që po e bëjnë trafikimin me qenie njerëzore. Dhe se policia e Kosovës sot ka arrestuar pjesëtarët e një rrjeti kriminal dhe tetë persona janë në pranga për shkak të përfshirjes së tyre me trafikimin me qenie njerëzore dhe stimulimin e migrimit ilegal”, deklaroi me tej Çiaku.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarët e zgjedhur zviceran duan të promovojnë verën vendase Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një shisheje për vaktet e festave, basti për një verë... -
Më shumë se gjysmë milioni njerëz marrin pjesë në tregun e Krishtlindjeve në Montreux -
Ticino është kantoni më i prekur nga gripi -
Ndërhyrjet e pazakonta të policisë dhe zjarrfikësve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Fqinjët flasin për 71 vjeçaren nga Kosova që u vra në Zvicër










