E-Diaspora
Etemi rizgjidhet me 1261 vota në Ansamblenë e Adliswil
Politikani nga Zvicra, Xheljadin Etemi, me origjinë nga fshati Corroticë të Preshevës, është rizgjedhur si këshilltar në Ansamblenë e Komunës Adiswil, informon albinfo.ch.
Etemi është anëtar i partisë së majtë Social Demokrate PS prej rreth tetë vjetësh.
“Faleminderit për 1261 votat dhe për rizgjedhjen! Të nderuar votues/e, një falenderim të madh për rizgjedhjen time në 15 prill 2018. 1261 votat nga qyteti Adliswil janë për mua një motivim dhe detyrë në të njëjtën kohë, për tu angazhuar më tepër për një qytet më të larmishëm dhe të gjallë, ku të gjithëve do ju hapet një shansë, për të jetësuar ëndrrën e tyre jetësore.”, ka shkruar mes tjerash ansamblisti i komunës zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Etemi jeton me familje që nga 1996 në Adliswil. Ai kishte kandiduar më 2014 në zgjedhjet lokale dhe pas dy vjetëve (dhjetor 2016) ka fituar të drejtën të jetë përfaqësues në Asamblenë Komunale të Adliswilit, ndërsa në 15 prill 2018 është rizgjedhur në këtë detyrë.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 Gjeneva është kantoni më i madh donator brenda Barazimit Financiar Kombëtar për herë të parë. Vitin... -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin -
Zvicra ofron udhëtime luksoze me tren për festën e Vitit të Ri













