Lajme
EULEX, 27.500 euro kush e tregon dorasin
Andrew Carney nga Prokurorinë Speciale të Kosovës tha se 20 hetues të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës po bëjnë përpjekjet për të ndriçuar vrasjen e doganierit lituanez
Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) ka premtuar një shpërblim prej 27 mijë e 500 euro, për personin që tregon se kush e ka vrarë, apo kush janë personat që i kanë zënë priten doganierit të ndjerë lituanez, Audrius Senavicius.
Gjatë një konference të përbashkët të misionit të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës të mbajtur në Mitrovicë, u është bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë organet e rendit për kapjen e autorit apo autorëve të këtij krimi, që u krye në veri më 19 shtator.
Andrew Carney është udhëheqësi i EULEX-it në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ai tha se 20 hetues të EULEX-it dhe ata të Policisë së Kosovës po intensifikojnë përpjekjet për ndriçimin e rastit dhe kapjen e autorëve të krimit.
“Po ndjekim disa pista të hetimeve. Detyrë e hetuesve është që të ndjekim të gjitha pistat, por rasti duhet të zgjidhet këtu, me popullatën lokale”, ka thënë Carney, duke u bërë apel të gjithë qytetarëve që të kontaktojnë EULEX-in nëse kanë ndonjë informacion për këtë rast.
Ndërkohë, edhe komandanti rajonal për veriun i Policisë së Kosovës, Nenad Gjuriq është zotuar se hetimi i këtij rasti deri në kapjen e autorëve të krimit do të jetë një nga prioritetet e punës së policisë në pjesën veriore.
“Dua të shpreh vendosmërinë time për zgjidhjen e këtij rasti. Policia e Kosovës ka organizuar pika të kontrollit dhe është duke shkuar nga dera në derë në zonën e vendndodhjes së krimit për të pyetur nëse dikush ka parë ndonjë gjë që mund të lidhet me krimin”, tha Gjuriqm, raporton REL.
Audrius Senavicius, nga Lituania, është pjesëtari i parë i EULEX-it, i cili është vra në krye të detyrës prej se ky mision është instaluar në Kosovë. Ai ishte vra në një pritë, në rajonin e komunës veriore të Zveçanit, ku u sulmuan dy vetura të EULEX-it, teksa po ktheheshin nga pika kufitare me Serbinë në Jarinë.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











