Lajme
EULEX-i bëhet me kryeprokurorë specialë
EULEX-i ka zgjedhur kryeprokurorin e misionit dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, pozita këto me muaj janë me ushtrues detyre
Zyrtarë të EULEX-it, nuk kanë dashur të tregojnë se kush është kryeprokurori i ri i EULEX-it, por vetëm kanë bërë të ditur se ai shumë shpejt do të arrijë në Kosovë, shkruan Zëri.
Shefi i zyrës për informim të EULEX-it, Nicholas Haëton, ka konfirmuar përzgjedhjen e kryeprokurorit që do të menaxhojë të gjithë prokurorët evropianë që punojnë në Kosovë.
Haëton, ndërkaq, ka bërë të ditur se kryeprokurore e Prokurorisë Speciale do të jetë danezja Signe Justesen.
“EULEX ka përzgjedhur shefi n e ri të zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës. Ajo është Signe Justesen me rreth 30 vjet përvojë pune në sundimin e ligjit në Danimarkë”, ka thënë Haëton.
Në një proces të ndarë, Haëton ka njoftuar se EULEX-i ka përzgjedhur edhe kryeprokurorin e ri të EULEX-it i cili zëvendëson Johannes Van Vresëeijk, prokuror i cili punën në misionin EULEX e ka përfunduar në fund të qershorit të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, prokurorët e EULEX-it janë menaxhuar nga ushtruesja e detyrës së kryeprokurores Linda Heaton./ albinfo&zëri/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla












