Lajme
EULEX-i do të zvogëlohet në qershor, thotë Sparks
Por, ka thënë zëvendëshefi i EULEX-it, do të vazhdojë mandati ekzekutiv, sepse kjo i ofron siguri popullit të Kosovës
Zëvendës shefi i EULEX-it Andy Sparkes, ka deklaruar se Kosova nuk do të mund ta arrijë suksese, nëse asaj nuk i lejohet që t’i marr përgjegjësitë në duart e veta.
Në një intervistë për Radio Kosovën, Sparkes ai ka deklaruar se pas qershorit do të zvogëlohet numri i pjesëtarëve të EULEX-it, por do të vazhdojë mandati ekzekutiv, sepse kjo i ofron siguri popullit të Kosovës.
“Kjo është një çështje mjaft tematike sepse, pikërisht me 17 shkurt ishte dita kur vendet anëtare diskutuan në Bruksel një dokument ku rishikohet aktiviteti i misionit EULEX-it, duke e parë misionin që ndoshta do të jetë më i vogël dhe më i fokusuar pas muajit qershor të këtij viti ku mandati aktual i dhënë nga vendet anëtare duhet të përsëritet”, ka thënë ai.
Sipas tij, EULEX-i nuk do të qëndrojë në Kosovë përgjithmonë. Por, nuk është e njëjta gjë sikurse me përmbylljen ndërkombëtare të pavarësisë.
“Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare ka kompetenca formale, prej të cilave ai do të heq dorë dhe do t’i përmbyll kah fundi i vitit. Misioni i EULEX-it, ka për synim rendin dhe ligjin dhe drejtësia është e pavarur dhe unë pres që EULEX-i do të vazhdojë punën ndoshta me një numër më të vogël, ndoshta jo me kaq shumë njerëz që bëjnë monitorime dhe këshillime qoftë në polici, apo doganë. Por, mendoj se do të vazhdojmë me mandatin tonë ekzekutiv pak më gjatë, sepse kjo i ofron siguri popullit kosovar sa i përket përmbushjes së drejtësisë në të gjitha nivelet”, ka deklaruar Sparkes për Radio Kosovën.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë










