Lajme
EULEX-i filloi hetimet për raportin e Martyt
Misioni evropian i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX ka filluar hetimet lidhur me pretendimet e raportit të Dick Martyt për trafikimi organesh njerëzore në Kosovë të pjesëtarëve të ish-UÇK-së në Kosovës dhe Shqipëri gjatë vitit 1999. Këtë ia ka konfirmuar Radio Dukagjinit zëdhënësja e EULEX-it , Kristina Herodes. Sipas saj, për momentin, kanë shkëmbyer vetëm disa letra me raportuesin zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty. “Pretendimet e raportit të Martyt do të marrin përgjigje. E për këtë tashmë veç është bërë hapi i parë. EULEX-i ka filluar hetimet e para lidhur me akuzat e Dick Martyt”, ka thënë Herodes Por, ajo nuk ka qenë në gjendje të tregojë se sa mund të zgjasin këto hetime. “Jemi duke folur për fillimet e para. Ky rast nuk është i hapur dhe informatat duhet të rruhen. Ne po ashtu jemi duke pritur prova nga Dick Marty për të filluar me hetime më të detajuara, por për momentin këto janë vetëm hetime preliminare”, ka thënë zëdhënësja e misionit evropian të sundimit të ligjit në Kosovë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla









