Lajme
EULEX-i heton edhe krimet që lidhen me Dick Martyn
BE e ka autorizuar EULEX-in, për t’u përfshirë në trajtimin e lëndës së krimeve të luftës në Gjykatën e Speciale të Hagës, bazuar në raportin e Dick Martyt
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë autorizuar Misionin e tyre në Kosovë (EULEX) që të përfshihet në trajtimin e lëndëve që lidhen me krime të luftës në Gjykatën e Speciale të Hagës në Holandë. Sipas këtyre rekomandimeve, EULEX-i do të merret edhe me hetimet e prokurorit Clint Willimason.
Sipas këtij njoftimi, Këshilli i Ministrave “përkrahë zhvillimet juridike të zhvendosura (në Hagë) që dalin nga hetimet e ekipit special hetues (SITF)…”, të bazuar në raportin e vitit 2011 të Martyt, i cili ishte miratuar edhe nga Këshilli i Evropës, raporton “koha.net”.
Dick Marty, asaj kohe akuzonte liderët kryesor të UÇK-së për trafikim organesh.
Kështu BE kanë ndarë 55.82 milion euro për të mbuluar të gjitha aktivitetet e EULEX-it për periudhën deri më 14 qershor të vitit e të vitit që vjen. Misioni i EULEX-it është misioni më i madh dhe më i shtrenjtë që ka pasur deri me tash BE.
Rrjedhimisht, me këtë vendim hapen rrugët edhe për krijimin e Gjykatës Speciale e cila duhet të marr mbështetjen e Kuvendit të Kosovës sapo ai të jetë formuar. Kjo Gjykatë siç është thënë në fillim, do t’i ketë dy dhoma, një në Prishtinë dhe tjera, sipas njoftimit të sotëm, do të jetë në Hagë.
Me këtë vendim të BE, EULEX- i nuk do të jetë më vetëm si mision këshillëdhënës, por me rol ekzekutiv.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?











