Lajme
EULEX-i: Nuk kemi marrëveshje me Serbinë
Zyrtarët e EULEX-it kanë përjashtuar mundësinë për marrëveshje me Beogradin rreth funksionimit të këtij misioni në veri të Kosovës
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit -EULEX, ka mohuar të jetë bërë ndonjë marrëveshje ndërmjet autoriteteve në Serbi dhe shefit të tij, Xavier de Marnach gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd.
Një zëdhënëse e këtij misioni, Irina Guduleviq i ka thënë Radio Kosovës se asgjë që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes dhe qasjen e pakushtëzuar të EULEX-it në këtë pjesë nuk do të negociohet. Zyrtarët e EULEX-it kanë përjashtuar çfarëdo mundësie për marrëveshje me zyrtarët në Beograd rreth funksionimit të këtij misioni në veri të Kosovës.
Ajo ka theksuar se Marnach u ka thënë autoriteteve në Beograd se EULEX do të vazhdojë punën për sundimin e ligjit në veri pa vonesa dhe pa kushte.
“Dëshiroj të qartësoj që EULEX-i nuk ka bërë dhe as nuk do të bëjë ndonjë marrëveshje sepse liria e lëvizjes nuk është e negociueshme. Ne nuk bëjmë marrëveshje kur është puna e lirisë dhe qasjes së plotë në veri”, ka theksuar ajo.
Guduleviq ka mohuar gjithashtu që heqja e disa barrikadave që janë bërë së fundi, të jetë rezultat i ndonjë marrëveshje midis EULEX-it dhe autoriteteve në Beograd.
“Ne nuk bëjmë ndonjë marrëveshje rreth barrikadave. Qëndrimi ynë rreth barrikadave është i ditur tashmë dhe ai është se këto pengesa në rrugë duhet të hiqen nga vetë njerëzit që i kanë vënë ato”, ka thënë ajo.
Lëvizja e lirë në veri të Kosovës edhe për misionin e Bashkimit Evropian është e reduktuar që nga 25 korriku i vitit të kaluar kur autoritet e Kosovës vendosën të marrin nën kontroll dy pikat kufitare atje. / albinfo& rtk/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












