Lajme
Eulex-i pret hetimet para se të marrë masa ligjore për punonjësit
"Nuk mund të akuzoj askënd pa përfunduar hetimet", ka deklaruar shefi i EULEX-it, Marhnac
Shefi i Eulex-i, Xavier Bout de Marhnac, ka dhënë përgjigje diplomatike ndaj asaj që është raportuar se si një punonjës i EULEX-it ka fyer dhe terrorizuar stafin vendës të këtij misioni.
“Ne kemi marrë masën e suspendimit posa kemi dëgjuar për një gjë të tillë, kemi nisur një proces hetimor dhe e kemi marrë me seriozitet këtë gjë. Por, nuk mund të akuzoj askënd pa përfunduar hetimet”, ka deklaruar shefi i EULEX-it, Marhnac.
Megjithëse ai ka thënë se është përgjegjës për gjithë misioni, Marhnac ka deklaruar se nuk mund të kontrollojë sjelljet e gjithë secilit.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se nuk do të shtojë asgjë më shumë se sa foli Marnac-u, por ka theksuar se raportet e institucioneve të Kosovës me EULEX-in nuk mund të prishen nga sjellja e individëve..
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj










