Lajme
EULEX-in e sfidon Këshilli i Evropës
Një vit mund të ndryshojë shumëçka, përfshirë edhe një organizatë që ka 47 shtete anëtare, në mesin e të cilave edhe Shqipërinë dhe Serbinë. Një vit më parë, Kosova ka qenë kryetema e sesionit dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Tema në të cilën Kosova përbënte lajm nuk ishte aspak e këndshme pasi në janarin e 2011-së u nxitën hetimet për të verifikuar nëse udhëheqës të UÇK-së kanë kidnapuar, vrarë dhe më pas kanë shitur organet e robërve të luftës në Kosovë.
Në janarin e 2012-së, Kosova nuk përbën lajm, ndërsa zyrtarë të kësaj organizate nuk duan e si duket as që e dinë se çfarë po ndodh me këto hetime, shkruan “Zëri”.
Udhëheqësi dyvjeçar turk i Asamblesë Parlamentare të Këshillit me seli në Strasburg, Mevlüt Çavusoglu, në konferencën e fundit në këtë pozitë, tha se organizata nuk ka pasur asnjëherë mandat për t’u marrë me këto hetime.
“Asambleja e ka përkrahur raportin e Dick Martyt për këtë çështje. Në fund ne kemi kërkuar hetime. Këshilli i Evropës nuk është kompetent për të hetuar vetë, ne kemi vetëm mekanizma vëzhgues”, ka thënë, Çavusoglu.
Task Forca e Hetimeve Speciale është formuar në shtator të vitit 2011, ndërsa udhëheqës i saj është zgjedhur amerikani John Clint Williamson.
Deri më tash e vetmja gjë që dihet është se ai ka bërë vizita në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd, siç thuhet nga zyra për informim e kësaj taske force, për të “siguruar përkushtimin e lartë të këtyre vendeve”.
Sipas Çavusoglu-t nëse rezultati përfundimtar nuk e kënaq Këshillin e Evropës, atëherë këta të fundit mund të nisin hartimin e një raporti të ri, që ai e quajti “follow up”./ albinfo& zëri
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla













