Lajme
Eulex-it i kërkohet transferimi i përgjegjësive te kosovarët
Bajram Rexhepi thotë se nuk e di nëse EULEX-i nuk po do apo nuk po mundet t’i kryejë funksionet edhe në veri
Pas deklarimeve të zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi se ka problem me EULEX-in rreth sundimit të ligjit në veri, vjen edhe një tjetër zë kritik nga qeveria për punën e këtij misioni.
Ky është ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, i cili ka thënë se problemi me EULEX-in në veri është se ka paqartësi. Sipas tij, në rastet kur EULEX-i nuk mund t’i realizojë përgjegjësitë, ato i transferon tek institucionet e Kosovës.
Rexhepi ka thënë se ende nuk janë të sqaruara këto gjëra me EULEX-in, ndonëse EULEX-i, siç ka thënë ai, është për zbatimin e sundimit të rendit dhe ligjit, përfshirë gjyqësinë, sidomos në veri.
Bajram Rexhepi thotë se nuk e di nëse EULEX-i nuk po do apo nuk po mundet t’i kryejë funksionet edhe në veri. “Nganjëherë më tepër merren me çështje politike, që nuk është mandati i tyre, sesa me misionin teknik për zbatimin e ligjit”, ka thënë Rexhepi.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













