Lajme
EULEX-it i vazhdohet mandati deri më 2018
Vendimin për t’ia vazhduar mandatin edhe për dy vjet këtij misioni, e ka marrë sot Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt të saj. Për 8 vjet EULEX-i ka nxjerr vetëm 620 vendime gjyqësore
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) do ta mbetet në Kosovë deri në qershor të vitit 2018, si strukturë mbështetëse, por edhe ekzekutive në fushën e ligjit. Vendimin për t’ia vazhduar mandatin edhe për dy vjet këtij misioni, e ka marrë sot Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt të saj.
Vazhdimi i mandatit të EULEX-it ka marrë mbështetjen përmes miratimit të dy Projektligjeve përkatëse, të cili do t’i procedohet Kuvendit për miratim.
Vendimi i qeverisë, sipas kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka pasuar letrën që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, përmes së cilës ai ndër tjera e mirëpret vazhdimin e mandatit të EULEX-it. Në këtë aspekt, edhe qeveria, ka thënë Mustafa e mbështet EULEX-in në vazhdimin e punës në Kosovë.
“Me aprovimin e këtyre dy ligjeve, ne shprehim edhe njëherë qëndrimet dhe vullnetin tonë dhe mirëpresim vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë në marrëveshje me institucionet e Republikës së Kosovës të bindur se prezenca e EULEX-it edhe më tutje në Kosovë vetëm sa do të përshpejtojë reformën e nevojshme në institucionet e drejtësisë dhe do t’i kontribuojë përafrimit të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian”, ka thënë Mustafa.
Por, gjatë dy viteve të ardhshme, kryeministri Mustafa ka thënë se ky mision do të duhej që t’i barte edhe një pjesë të kompetencave ekzekutive te institucionet e Kosovës.
“Qeveria vlerëson se tani janë pjekur kushtet për transferimin edhe të më shumë përgjegjësive nga EULEX-i në institucionet vendore të drejtësisë dhe kontributi i këtij misioni të përqëndrohet më shumë në monitorim, në mentorim dhe këshillim”, ka theksuar Mustafa.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se me autoritetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar që disa raste, t’u transferohen institucioneve vendore. “Jemi pajtuar së bashku me BE-në që EULEX-i të transferoj një numër të konsiderueshëm të rasteve tek institucionet vendore të cilat konsiderohen të transferueshme dhe mund të trajtohen me sukses nga institucionet vendore”, ka thënë Kuçi, citon REL, raporton Albinfo.Ch.
Ndryshe, EULEX zyrtarisht kishte mandat vetëm deri me 14 qershor të këtij viti. Por, gjatë tetë vjetëve të kaluar, ky mision i BE-së, me një buxhet shumë të madh dhe resurse të mëdha, nuk ka treguar performancë të pritur. EULEX-i prej vitit 2008 ka nxjerrë vetëm 620 aktgjykime, ku 460 prej tyre kanë qenë vepra penale për korrupsion, krim të organizuar, krime të luftës, si dhe trafikimi me qenie njerëzore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












