Lajme
EULEX-it i vazhdohet mandatin deri më 2014
Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur të martën në Bruksel që t’i zgjatë edhe për dy vjet mandatin misionit EULEX në Kosovë
Ndërkohë është aprovuar edhe ristrukturimi i këtij misioni duke përfshirë edhe shkurtimin prej 900 zyrtarësh.
Sipas vendimit të Këshillit të BE-së, misioni për sundim të ligjit në Kosovë, brenda 10 ditësh do të ketë 700 ndërkombëtarë dhe 200 vendorë më pak, ndërsa për stafin e mbetur ka ndarë një buxhet prej 111 milionë eurosh.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton deklaroi se e mirëpret një vendim të tillë për zgjatjen e mandatit të misionit të EULEX-it deri në qershor të 2014-ës.
Të enjten e kaluar, Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit të Evropës, ka vendosur që të ristrukturojë EULEX-in. Nga tri shtyllat, Policia, Dogana dhe Drejtësia të reduktohen në dy shtylla të reja, fuqizimi dhe fuqitë ekzekutive.
Ndryshe EULEX-i gjatë tri viteve të funksionimit nuk ka bërë ndonjë punë që mbahet mend. Mungesa e rezultateve dhe procese gjyqësore që rregullisht kanë përfunduar pa rezultate kanë ndikuar tejmase keq në imazhin e këtij misioni.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











