Lajme
EULEX konfirmoi fletarrestin për Fatmir Limajn
"Çështja e imunitetit të deputetit Fatmir Limaj është duke u sqaruar", thuhet në komunikatën e EULEX-it
Misioni evropian i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, nëpërmjet një komunikate për media, konfirmoi sonte se ka një fletarrest për Fatmir Limajn, që ka të bëjë me ashtuquajturin “Rast i Kleçkës”. Sipas komunikatës, prokurorët e EULEX-it kanë qenë në kontakt me deputetin e PDK-së, për të diskutuar gjendjen e tij, ngase është deputet në Kuvendin e Kosovës dhe për këtë arsye ka të drejtë për imunitet.
“Çështja e imunitetit është duke u sqaruar”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu EULEX-i ka konfirmuar se më 16 mars nëntë vetë u arrestuan në një hetim lidhur me krimet e luftës. Urdhri për arrestimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së janë lëshuar nga një gjyqtarë I procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
Pas arrestimit dhe paraqitjes së individëve në gjykatë, pesë persona janë ndaluar për 30 ditë, dy kanë arrest shtëpiak dhe njërit i është urdhëruar që të paraqitet në stacionin e policisë tre herë në javë. Ndërkohë një i kërkuar është arrestuar në Zvicër dhe pritet të ekstradohet në Kosovë.
Akuzat kundër këtyre të pandehurve kanë të bëjnë me vrasje, tortura dhe shkelje e integritetit të trupit dhe shëndetin e shqiptarëve të Kosovës dhe të civilëve serbë dhe të burgosurve të luftës në fushën e Kleçkës në vitin 1999.
Hetimet janë duke u mbikëqyrur nga prokurorët e EULEX-it, ndërsa rasti po udhëhiqet nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm












