Lajme
EULEX nis hetimet kundër krimit të organizuar
Të akuzuarit ngarkohen për trafikim të drogës dhe krim të organizuar
EULEX-i ka ngritur aktakuzë në një rast madhor të krimit të organizuar. “Më 23 dhjetor 2010, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, një prokuror i EULEX-it ngriti një padi kundër tre personave.
Të akuzuarit ngarkohen për trafikim të drogës dhe krim të organizuar. Rasti rrjedh nga një hetim i ndërmarrë nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës, në fund të vitit 2008 nën udhëheqjen e prokurorit special të EULEX-it. Për shkak të natyrës ndërkufitare të grupit kriminal, hetimet janë kryer në bashkëpunim me autoritetet homologe nga vendet e Ballkanit dhe Evropës Perëndimore.
Dy nga të akuzuarit u arrestuan në Kosovë në maj 2010, ndërsa i treti më 4 dhjetor 2010, në pajtim me urdhër-arrestin e lëshuar nga një gjyqtar i EULEX-it. Të gjithë personat janë në paraburgim dhe në pritje të procedurave të mëtejshme”, thuhet veç tjerash në një njoftim të EULEX-it, të transmetuar nga mediet kosovare.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












