Kosova
EULEX: Nuk ka ndryshime në terren
Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, sa i përket rifunksionalizimit të zyrave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në veri të Kosovës është shprehur se nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim.
“Gjatë patrullimeve tona të rregullta, nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim në terren”, thanë nga EULEX-i në një përgjigje të shkurtër dërguar Radios Evropa e Lirë.
Të dhënat e institucioneve në Kosovë kanë nxjerrë përfundim se Serbia ka nisur rihapjen e zyrave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë, përkatësisht në veri.
Radio Evropa e Lirë raporton se që nga 11 maji i këtij viti në Zveçan pranë shkollës “Vuk Karaxhiq” është hapur selia kryesore e MPB-së serbe. Edhe pse një gjë e tillë nuk është konfirmuar, ekziston dyshimi se edhe qendra të tjera do të hapen.
Sipas po të njëjtave të dhënave, ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Aleksandar Filipoviq, ka qenë në një takim të mërkurën, më 10 maj, në ambientet e Agjencisë së Informacionit (BIA) në Beograd.
Pas kësaj, me urdhër të Filipoviqit, një ish-zyrtar tjetër në Policinë e Kosovës, Goran Zhivkoviq, i njoftoi të gjithë ish-komandantët e stacioneve policore në komunat në veri se do të hapen dy zyra të MPB-së së Serbisë në Mitrovicën e Veriut, përcjell albinfo.ch.
Njëra zyrë në Mitrovicën e Veriut do të duhej të funksiononte në objektet e përdorura më parë nga MPB-ja e Serbisë, ndërsa tjetra në objektin e Autoritetit të Përkohshëm Komunal, i cili punon nën sistemin serb.
REL merr vesh që zyra të njëjta do të hapen edhe në Leposaviq, Zubin Potok dhe në Rudar afër Zveçanit.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?













