Kosova
Eurodeputetja Von Cramon thotë se Kosova dhe Republika Srpska nuk duhet të krahasohen
Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon tha se Kosova dhe Republika Srpska nuk duhet të krahasohen apo të lidhen në asnjë mënyrë
E pyetur për të komentuar deklaratat e zyrtarëve të caktuar në rajon që e krahasojnë Kosovën dhe Republika Srpskan, von Cramon i tha Al Jazeeras se këto janë çështje të veçanta dhe se BE-ja merret veçmas me Bosnjë e Hercegovinën dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan N1.
“Nuk dua të spekuloj se entiteti boshnjak i Republika Srpskas duhet të jetë monedhë për koncesionin e Serbisë ndaj Kosovës. Ne kemi nevojë që këto vende t’i drejtohen demokratizimit të tyre, zgjidhjes paqësore të çështjeve të brendshme dhe zbatimit të plotë të reformave që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian, e jo drejt krijimit të vazhdueshëm të tensioneve dhe nacionalizmit”, tha von Cramon.
Ajo deklaroi se Ballkani Perëndimor nuk është vend më i mirë sot dhe as më afër Bashkimit Evropian, pavarësisht përpjekjeve të Brukselit “për ta sjellë atë rajon në klubin evropian sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Kriza aktuale na kujton në Bashkimin Evropian se sa i rëndësishëm është rajoni i Ballkanit Perëndimor për sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm evropian. Ka shumë çështje në rajon, por dy janë, dialogu strukturor ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe Bosnjë-Hercegovina. Të dyja çështjet kanë tërhequr shumë vëmendje, me krizën e fundit në veri të Kosovës dhe krizën institucionale të vazhdueshme në Bosnjë e Hercegovinë”, tha ajo, transmeton Express, përcjell Albinfo.ch.
Von Cramon tha se “shumë janë të shqetësuar me të drejtë” pas njoftimit të anëtarit serb të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, se ai dëshiron të ndahet nga Bosnja dhe hapat konkretë që ai ndërmori për tërheqjen e këtij entiteti nga korniza institucionale e ndërtuar në BeH.
“Është thjesht e papranueshme dhe rrezikon të gjithë përparimin që është bërë në periudhën e pasluftës. Bosnjë e Hercegovina është ende shumë e brishtë, por edhe komplekse, dhe ne po e monitorojmë nga afër situatën atje, duke kërkuar një përgjigje të fortë evropiane, pra sanksione për të gjithë ata që cenojnë sovranitetin e vendit”, deklaroi anëtarja e partisë gjermane të të Gjelbërve në PE.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë













