Shkurt.ch
Euroskeptikët fitojnë zgjedhjet për Parlamentin Evropian
Partitë e ekstremit të djathtë e të majtë shënuan sukses në tërë Evropën në zgjedhjet në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që u mbajtën prej 22 e deri më 25 maj
Rezultatet e para flasin se partitë ekstreme nga e majta dhe e djathta, pritet se do t’i kenë deri në 160 vende në parlamentin me 751 ulëse, që paraqet një rritje në krahasim me vitin 2009, kur kishin 98 vende
Në total, “partitë e protestës”, siç po i quan shtypi ndërkombëtar, siguruan 30% të votës europiane, nga gati 20% që kishin në Parlamentin aktual.
Por, gjithësesi partia e parë mbetet Partia Popullore Europiane që pavarësisht humbjes së 62 deputetëve ka marrë 212 vende në parlament me 28.23 për qind të votave
Rezultatet preliminare tregojnë se partitë euro-skeptike të së djathtës ekstreme kanë fituar në Danimarkë, Francë dhe Britani, ndërsa ato nga e majta ekstreme kanë triumfuar në Greqi, që është e goditur nga kriza e rëndë financiare
Euroskeptikët janë, në përgjithësi, një grup i përçarë partish politike, me këndvështrime shpeshherë kontradiktore, ndaj pak gjasa ka që të formojnë një aleancë të përbashkët.
Megjithatë, influenca anti evropiane në Parlamentin Europian, me praninëe tyre, do të rritet ndjeshëm.
Presidenti në largim i PE-së, Martin Schulz, i tha reporterëve se do të negociojë me partitë e tjera.
“Për Bashkimin Evropian është një ditë e keqe, kur një parti raciste, ksenofobe e anti-semite, merr 25 përqind të votave në Francë”, u shpreh ai.
“Votuesit e saj nuk janë ekstremistë, janë thjesht njerëz që kanë humbur besimin dhe shpresën”, thotë presdienti i deritanishëm i Parlamentit Evropian.
Pjesëmarrja në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që u mbajtën prej 22 e deri më 25 maj, ishte 43.1%, që është për pak më e lartë se ajo në vitin 2009, kur dalja në votime ishte 43%.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











