Kultura
Eurovisioni: Ja përse nuk e lejojmë përdorimin e flamurit të Kosovës
“Për fat të keq, Kosova nuk është as pjesëmarrëse dhe as vend anëtar i Kombeve të Bashkuara. Është për keqardhje që ky dokument është publikuar ngase ai ishte vetëm për nevoja të përdorimit të brendshëm dhe në listën e tij ishin vetëm si shembuj flamujt e Kosovës dhe Baskisë. Ne nuk duam që në asnjë mënyrë këtë ta ndërlidhim me ISIS-in dhe na vjen keq nëse radhitja e flamujve në dokument dikë e ka lënduar”
Ndalimi që festivali evropian ei këngës “Eurovision” i ka bërë përdorimit të flamurit të Kosovës gjatë mbajtjes së festivalit ka shqetësuar shumëkë në Kosovë. Por, organizatorët e Eurovisionit thonë se ndalesa për përdorimin e flamurit të Kosovës gjatë netëve finale të Eurosong-ut, nuk është kundër shtetit të Kosovës apo një territori të caktuar, por ka të bëjë me rregullat e përgjithshme.
Mmenaxheri për komunikim me media nga Eurovisioni, Paul Jordan, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se një rregull e tillë vlen edhe për flamurin e Skocisë.
Flamuri i Kosovës nuk do të mund të jetë në duart e të pranishmëve, audiencës gjatë dy netëve finale që do të mbahen në Stokholm të Suedisë.
“Për fat të keq, Kosova nuk është as pjesëmarrëse dhe as vend anëtar i Kombeve të Bashkuara. Është për keqardhje që ky dokument është publikuar ngase ai ishte vetëm për nevoja të përdorimit të brendshëm dhe në listën e tij ishin vetëm si shembuj flamujt e Kosovës dhe Baskisë. Ne nuk duam që në asnjë mënyrë këtë ta ndërlidhim me ISIS-in dhe na vjen keq nëse radhitja e flamujve në dokument dikë e ka lënduar”, ka thënë Paul Jordan.
Sipas rregullores së re, flamujt që do të mund të përdoren në garën e Eurovisionit janë vetëm ata të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, pastaj flamujt e shteteve pjesëmarrëse në Eurovision apo atyre që kanë marrë pjesë më herët, si Turqia, Portugalia e Rumania.
“Politika rreth flamujve nuk është e orientuar kundër çfarëdo organizate apo territori. Nëse flamujt e publikuar në dokumente e kanë lënduar dikë, ne ndjejmë keqardhje”, ka thënë Jordan.
Po ashtu, nuk do të lejohet përdorimi as i flamujve lokal, rajonal apo provincial, si edhe i atyre që propagojnë përmbajtje komerciale apo edhe aso të urrejtjes dhe diskriminimit.
Sidoqoftë, në Prishtinë vendimi për ndalimin e flamurit të Kosovës në Eurovision është pritur me zhgënjim dhe keqardhje të thellë.
Televizioni Publik i Kosovës si pjesë e Unionit të Transmetuesve Evropian, EBU është shprehur thellësisht i shqetësuar me fyerjen e rëndë që i është bërë Kosovës nga Grupi i Referencës për Këngën e Eurovizionit të cilët e ndalojnë flamurin e Kosovës të valëvitet në këtë festival.
“Dëshirojmë t’ua bëjmë me dije edhe Grupit të Referencës së Këngës së Eurovizionit, por edhe EBU se Republika e Kosovës është e njohur nga rreth 120 shtete të botës. Populli i Kosovës është i dëshmuar si popull paqësor dhe Republika e Kosova asnjëherë nuk ka paraqitur rrezik për askënd, madje ka qenë e hapur ndaj të gjithëve”, thuhet në reagimin e menaxhmentit të RTK-së.
Edhe deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Alma Lama, ka thënë se rregullorja e Eurovisionit e ka vënë Kosovën me disa rajone apo shtete që nuk lejohet përdorimi i flamujve të tyre.
Mes tjerash, ajo ka shprehur pakënaqësi me faktin që në kuadër të flamujve të ndaluar hyn në një rang edhe ai i të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS).
“Klasifikimi i shtetit të Kosovës në një rang me atë të një shteti terrorist është fyerje e ndjenjave të miliona shqiptarëve kudo në botë dhe do të duhej të ishte fyerje e ndjenjave të të gjithë evropianëve. Kjo i kalon të gjitha nivelet e gafeve politike”, ka thënë Lama.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it












