Lajme
Evakuohen 13 shtetas kosovarë nga Libia
MPJ-ja ka njoftuar familjarët se këta shtetas gjenden në Stamboll dhe se Ambasada e Kosovës ka siguruar akomodimin e tyre
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka njoftuar se sot kanë arritur në Stamboll dhe 13 shtetas të Kosovë dhe një shtetas i Shqipërisë, të cilët janë evakuuar nga Libia me aeroplanët e Turqisë.
Sipas informatave të Ambasadës së Kosovës në Turqi, MPJ-ja ka njoftuar familjarët se këta shtetas gjenden në Stamboll në gjendje të mirë dhe deri në nisjen e tyre për Prishtinë, Ambasada e Kosovës ka siguruar akomodimin e tyre.
Sipas MPJ-së, tashmë në Stamboll kanë arritur këta persona dhe nesër në mesditë do të mbërrijnë në Kosovë.
Po ashtu MPJ-ja njofton se nga 61 shtetasit kosovarë të evidentuar në Libi, 24 prej tyre janë evakuuar, ndërkohë që pjesa tjetër pritet të evakuohen në vazhdimësi.
.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












