Lajme
Evakuohet banja Leukerbad: 6 të helmuar nga rrjedhja e gazit
Hidrokloriti i natriumit dezinfektues kishte rrjedhur nga një restorant në bodrum të banjës. Gazi pastaj ishte përhapur në parkun nëntokësor të makinave
Pas rrjedhjes së gazit në banjën “Walliser Alpentherme” në Leukerbad të Kantonit të Valisit, është evakuuar shkurtimisht banja, shkruan 20minuten.ch. Janë lënduar lehtë pesë persona, ndërsa një tjetër është dërguar në spital.
Siç njofton Policia e Kantonit të Valisit, incidenti në Leukerbad ka ndodhur të hënën në orën 8.55 të mëngjesit, transmeton albinfo.ch. Hidrokloriti i natriumit dezinfektues kishte rrjedhur nga një restorant në bodrum të banjës. Gazi pastaj ishte përhapur në parkun nëntokësor të makinave.
Gjashtë persona pësuan lëndime të lehta, njëri prej tyre u dërgua në spital në Visp për kontroll.
Si masë sigurie, banjat termale u evakuuan përkohësisht. Janë mobilizuar brigada zjarrfikëse e bazës Leukerbad dhe ajo e zjarrit kimik Lonza. Sipas policisë, shpërthimi nuk ka paraqitur në asnjë moment rrezik për popullatën.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












