Lajme
Fabrikë për falsifikimin e rrobave
Janë gjetur logo të falsifikuara të brendeve më të njohura të botës, të cilat viheshin në veshmbathje pa etiketa në mënyrë që t’i mashtrojnë konsumatorët
Një punëtori tekstili në Podujevë është “kujdesuar” për t’ua përmbush dëshirat qyfterëve kosovarë që të bartin veshmbathje me brendet më të njohura në botë, “Adidas”, “Nike”, “Tom Teilor”, “Levis” etj. Kjo punëtori që ka funksionuar në të “zezë” ka falsifikuar markat më të njohura të rrobave dhe këpucëve.
“Në këtë punëtori janë gjetur materialet e nevojshme të cilat kanë shërbyer për falsifikimin e produkteve. Aty janë gjetur logo të brendeve më të njohura të botës, të falsifikuara dhe të cilat përdoreshim për vendosje në veshmbathje pa etiket, që t’i mashtrojnë konsumatorët”, thuhet në komunikatën Doganave të Kosovës.
Në kumtesë thuhet se gjatë një bastisje në regjionin e Podujevës, oficerët doganor kanë zbuluar një punëtori për falsifikimin e produkteve të veshmbathjeve. Menjëherë është ndërprerë puna e kësaj punëtorie dhe kanë filluar procedurat ligjore të falsifikimit dhe mashtrimit.
“Të gjitha produktet janë konfiskuar dhe pas përfundimit të procedurave hetimore pritet ngritja e kallëzimit penal për veprat e prodhimit ilegal, falsifikimit të markave tregtare dhe mashtrimit të blerësve”, citon RTK në njoftim të Doganeve dhe ATK-së.
Sipas Doganës, ky aksion është zhvilluar me qëllim të zbatimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës që përfshinte bastisje në katër lokacione dhe kontroll dokumentar në një lokacion.
“Tri bastisje janë realizuar në Prishtinë në pika të ndryshme, sepse është dyshuar se ka mallra të falsifikuara. Të gjitha bastisjet janë realizuar me sukses ku edhe është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e mallrave të falsifikuara”, thuhet në fund të njoftimit të Doganave dhe ATK-së.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës Dega e LDK-së në Austri ka organizuar mbrëmë një tubim me mërgatën në Amstetten të Austrisë,... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur Tre burra nga Maqedonia pësuan lëndime të lehta dhe të mesme. Një burrë nga Kosova, një... -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë?













