Lajme
Faith kërkon nga liderët dhe partitë më shumë përgjegjësi për zgjedhjet
Ai u shpreh po ashtu se zhvillimi i këtyre zgjedhjeve do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës
Dy ditë para rivotimit të dielën, Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Faith, ka apeluar për konstruktivitet te bartësit e këtij procesi ndërsa u ka kërkuar partive që të kenë parasysh përgjegjësinë që u takon për këtë proces.
Me këtë rast Faith, siç transmetojnë mediet e Prishtinës, veç tjerash ka thënë se “votimet e 12 dhjetorit të vitit të kaluar janë mbajtur në një atmosferë kryesisht konstruktive. Megjithatë, ka pasur parregullsi. Qytetarët e Kosovës, institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, nuk mund t’i pranojnë këto parregullsi”.
Prandaj, ka shtuar Faith, “rivotimet e pjesshme të urdhëruara nga Paneli i Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa përbëjnë një mënyrë për t’i korrigjuar ato. Kosovës i duhet një Kuvend kredibil dhe një Qeveri kredibile. Për të pasur legjitimitet, këto institucione duhet të bazohen në respektimin e ligjit. Ky është qëllimi i demokracisë, themelit të vlerave tona kryesore”, ka thënë Faith.
Faith ka thënë më tutje se Bashkësia ndërkombëtare, në veçanti përmes misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, do të përcjellë se çka do të ndodhë të dielën. Ai u shpreh po ashtu se zhvillimi i këtyre zgjedhjeve do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës.
“Udhëheqësit politikë të Kosovës kanë përgjegjësi të veçantë dhe personale për të parandaluar mashtrimet dhe kërcënimet. Përfitimi afatshkurtër në llogari të reputacionit ndërkombëtar të Kosovës është i pamatur, në veçanti në kohën kur Kosovës i nevojitet përkrahje e mëtejme ndërkombëtare dhe evropiane.
“Kosovës i duhet një qeveri e re jo vetëm kredibile por gjithashtu e pastër dhe e aftë, e gatshme për t’u ballafaquar me sfidat e vështira para saj, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë mes tjerash Faith.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










