Shkurt.ch
Falimenton kompania ajrore “Hello”
Mbeten pa punë 140 punëtorë dhe pësojnë rreth 3000 pasagjerë
Kompania e njohur ajrore zvicerane e fluturimeve çarter “Hello”ka njoftuar për falimentim të saj. Me këtë rast janë ndërprerë në mënyrë të menjëhershme edhe fluturimet e kësaj kompanie nga aeroporti i Bazelit dhe ai i Cyrihut, respektivisht drejt këtyre aeroporteve.
Siç bën të ditur “Hello”, në një njoftim të publikuar mbrëmjen e të dielës, nga ky falimentim do të goditen 140 punëtorë të kompanisë dhe rreth 3000 pasagjerë që kishin biletat për udhëtim me aeroplanët e saj.
Kompania është duke kërkuar një zgjidhje përmes një plani social për punëtorët e mbetur pa punë. Ndërsa për udhëtarët e dëmtuar ajo po kërkon zgjidhje te kompanitë simotra.
Si arsye për këtë falimentim përmenden porositë e paplotësuara që ka marrë kompania nga partnerët afaristë të saj, shtimi i konkurrencës dhe kostoja e lartë e karburanteve.
Veç të gjitha këtyre, si njëri ndër shkaqet përmendet edhe ish shefi i financave, i cili kishte paraqitur shifra të falsifikuara të afarizmit.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA
Jeta në Zvicër
-
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë Parlamenti ka miratuar një mocion për të ndaluar pajisjet elektronike private gjatë shkollës së detyrueshme.... -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës












