Lajme
Falsifikohet një notë verbale, suspendohet një zyrtar i MPJ-së
Është suspenduar nga puna Mehmet Morina, i cili drejtonte Departamentin për Çështje Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Koha Ditore, duke cituar burimet e saja, shkruan se Morina është suspenduar nga detyra e tij pas falsifikimit të notave verbale për grupe të njerëzve për pajisje me viza për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të njëjtën ditë, në MPJ e kanë konfirmuar zyrtarisht suspendimin e Morinës, por kanë thënë që ai ta ketë nënshkruar gabimisht një notë verbale bazuar mbi një ftesë që një kishë nga SHBA-ja i kishte bërë Ministrisë së Diasporës.
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë nuk ka dashur që të komentonte për rastin.
Suspendimi i Morinës nga detyra e tij ka ardhur të martën e kësaj jave si pasojë e dërgimit të dokumentacionit të falsifikuar për viza të SHBA-së.
Vendimin për suspendim e ka marrë sekretari i përgjithshëm i MPJ-së, Nagip Skënderi, me rekomandim të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. Në vend të Morinës në pozitën e ushtruesit të detyrës është emëruar Korab Mushkolaj. Sipas burimeve të sigurta, kërkesat për viza me dokumentacion të falsifikuar janë dërguar në MPJ nga Ministria e Diasporës dhe ajo e Bujqësisë, ndërsa i implikuar drejtpërdrejt në këtë rast ka qenë vetëm Morina.
Koha Ditore shkruan se burimet kanë thënë se incidenti ka shkaktuar probleme të mëdha në relacion me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke marrë parasysh se falsifikimet me qëllim të marrjes së vizave amerikane përbëjnë kërcënim edhe për sigurinë e SHBA-së, dhe si të tilla konsiderohen vepër e rëndë kundër këtij shteti.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë














