E-Diaspora
Familja shqiptare kërcënohet të dëbohet, reagon princesha gjermane
Princesha gjermane Martina von Quadt, e cila për vite të tëra është duke u përkujdesur për refugjatët në Allgäu, është zemëruar nga ky rast
Familja shqiptare Muhaxheri nga Kosova, e cila përbëhet nga Blerimi, bashkëshortja e tij dhe fëmijët Anita (16), Alberti (15) dhe Fatjoni (12), është e integruar mirë në Leutkirch të Gjermanisë. Në tregun e punës, në shkollë dhe në shoqata sportive.
Por, ajo do të duhet të llogaritë që mund të dëbohet në të ashtuquajturin “shtet me prejardhje të sigurt”, Kosovë. Blerimi për momentin i është drejtuar grumbullimit të peticionit për t’ia parashtruar Qeverisë krahinore të Shtutgartit.
Në shkrimin e tij kundër dëbimit, tek ai mund të vërehet qartë dëshpërimi i madh: “Pas arratisjes nga vendlindja, me familjen time gjeta gjasa, shpresë dhe një vendbanim të ri në Leutkirch. Tani, nga shteti gjerman jam i detyruar t`i dorëzoj të gjitha dhe t`i nënshtrohem ekzistencës dhe rrezikut për familjen time. Ju lutem na ndihmoni, unë u përpoqa për gjithçka”, transmeton albinfo.ch.
Princesha gjermane Martina von Quadt, e cila për vite të tëra është duke u përkujdesur për refugjatët në Allgäu, është zemëruar nga ky rast: “Mua më mungon çdo mirëkuptim që familja të dëbohet. Autoritetet po dëshmojnë zero tolerancë mbi çmimin e humanizmit”, ka pohuar të hënën në një intervistë me të përditshmen gjermane “Schwäbischen Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
Edhe Priska Wunden, e cila tashmë njëzet vite merret me çështjen e refugjatëve nuk mund ta kuptojë rastin e kësaj dhe shumë familjeve tjera, duke parashtruar pyetjen: “Çfarë kuptimi ka që këta persona kaq mirë të integruar në Gjermani, për të cilët kemi nevojë, të dëbohen nëpër vendlindjet e veta ku llogariten të huaj?”.
Për momentin Blerimi është duke punuar tek firma “Dethleffs” në Isny, ku vlerësohet shumë nga bashkëpunëtorët. Edhe bashkëshortja e tij, e cila aktualisht është në trajtim mjekësor, ka gjetur punë në sektorin e artikujve ushqimor. Fëmijët janë duke vijuar shkollimin.
“Ju na takoni neve”, mund të lexohet në një parullë, e cila është shpërndarë për përkrahjen online të familjes dhe që është nënshkruar nga 1 400 përkrahës. Por, brenga e familjes është e madhe, pasi gjatë të enjtes është paraparë dëbim kolektiv nga aeroporti i Badenit për në Kosovë. Mbetet të shihet nëse edhe familja Muhaxheri do të jetë në këtë rreth?!
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













