Uncategorized
Familjarët: Ishin tre kamionë, vetëm njëri s’ia doli
Sipas familjarëve, grupi i emigrantëve që është vënë në lëvizje nga trafikantët ka qenë rreth 100 në total, dhe veç këtij kanë qenë dhe dy kamionë të tjerë.
Kamioni i tretë, ai që mbante emigrantët, u vonua shumë në krahasim me të tjerët dhe nuk e përfundoi udhëtimin.
Policia nuk e ka ende idenë se cilët janë kamionët e tjerë e se ku kanë zbritur, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që policia angleze nuk ka dhënë ende informacione për identitetin e viktimave, disa familjarë vietnamezë, të cilët shpresonin deri në fund që familjarët e tyre të ishin ende gjallë, kanë parë trafikantët t’u kthejnë mbrapsht paratë që u kanë marrë për rrugëtimin, gjë që ua ka hequr të gjitha shpresat.
Ndërsa kjo bashkëshorte ka mbledhur 13 mijë euro në Vietnam dhe ia kishte dhënë të shoqit që punonte në Europë. Hoang Thi Thuong thotë se tani nuk ka më shpresa për të shoqin, teksa përqafon djalin e vogël.
Bashkëshorti i saj kishte punuar në mënyrë të paligjshme në Rumani e Gjermani, para se të humbiste punën. Kjo e kishte detyruar t’i kërkonte gruas të mblidhte 13 mijë euro te të afërmit për të nisur udhëtimin drejt Britanisë, ku shpresonte të gjente punë.
“I humba të gjitha kontaktet me të që nga 21 tetori”, tha gruaja për Rojters. “Tani jam pa shpresa, me një borxh të madh për të paguar, dhe pa asnjë energji për të vepruar”.
E-Diaspora
-
Zvicër
Nis “Swissbau 2026” në Zvicër, prezantohen 27 kompani nga Kosova Panairi po mbahet në Bazel nga 20 deri më 23 janar, me fokus në industrinë e... -
Angli
Angli, hapen klasa të reja për mësimin e gjuhës shqipe -
Dortmund
Mediat gjermane i kushtojnë vëmendje mërgimtarit nga Kosova që shpëtoi katër persona nga mbytja -
SHBA
9-vjeçari shqiptar fiton dy medalje në Olimpiadën e Amerikës -
“Nga talenti në ndikim: fuqia ekonomike e diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Kryeministri Kurti pjesë e diskutimeve në Shtëpinë e SHBA-së në Davos Kryeministri Kurti merr pjesë në një panel diskutimi në Shtëpinë e SHBA-së në Davos... -
Trump: Çështja e Groenlandës do të diskutohet në Davos -
Zvicër
Nis “Swissbau 2026” në Zvicër, prezantohen 27 kompani nga Kosova -
Faturat në letër do të jenë falas? Parlamentarët kërkojnë heqjen e tarifave -
Krimi me AI në Schwyz: Miliona zhduken nga kompanitë












