Lajme
Famlijarët e ”Shtëpisë së verdhë”, kundër hetimeve
Deklarata e tyre vjen pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin për fillimin e hetimeve të Task Forcës speciale të EULEX-it
Familjarët e së ashtuquajturës ”Shtëpia e verdhë”, në Gurrë të Vogël të Matit, kanë thënë se do të kundërshtojnë kontrollin e shtëpisë së tyre nga prokurorët e Task Forcës së EULEX-it për të hetuar në lidhje me akuzat e ish-senatorit Dick Marty për trafik organesh.
Deklarata e tyre vjen pasi Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me unanimitet Ligjin për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it.
Miratimi i ligjit të posaçëm është bërë me kërkesën e kryeprokurorit të Task Forcës Speciale hetimore të BE-së, ambasadorit John Clint Ëilliamson, i cili drejton hetimet e EULEX-it në lidhje me pretendimet e ngritura në raportin e Dick Martyt, raportonë Koha Ditore.
Mersim Katuçi, djali i madh i “Shtëpisë së verdhë” aq shumë të përfolur, ka deklaruar se ai dhe familja e tij nuk janë dakord që EULEX-i të rikthehet në shtëpinë e tij për hetime e kontroll, pasi një gjë të tillë ata si familjarë e kishin kërkuar për 8 vjet me radhë. Djali i madh i Katuçëve ka kërcënuar se do të bllokojë hetuesit e EULEX-it, ashtu siç vepruan më 10 gusht të vitit 2009 me reporterët e KE-së.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë














