Lajme
Fati i Ballkanit varet nga eurozona
Kriza e eurozonës mund të japë pasoja “veçanërisht të rënda” për vendet e Ballkanit Perëndimor, në rast se ajo përkeqësohet, ka deklaruar në Uashington, Gerry Rice, drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Fondin Monetar Ndërkombëtar.
“Po i referohen parashikimit ekonomik botëror që vetëm dy javë më parë u publikua dhe paralajmëroi për komplikimet që mund të ketë kriza në Europën Juglindore dhe atë Lindore. Mendoj se është shumë e qartë se nëse situata në eurozonë vijon të përkeqësohet, ajo mund të ketë pasoja veçanërisht negative për këto vende që janë shumë pranë dhe janë shumë të varura nga eurozona, shumë fort të lidhura në tregti, sektor financiar, punësim e të tjera. Mendoj se komplikimet këtu mund të jenë shumë serioze në rast se situata në eurozonë vijon të përkeqësohet dhe ne po punojmë pikërisht për të shmangur këtë gjë”, ka thënë Rice, duke komentuar situatën e vendeve si Shqipëria, Bosnja e Kroacia.
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se Shqipëria pësoi një rritje minimale prej 1.5 për qind gjatë vitit 2011 dhe këtë vit mund të ketë rritje prej vetëm 1.1 për qind. Në rast se ky parashikim del i vërtetë, atëherë këto do të jenë dy vitet më të vështira të përjetuara nga Shqipëria që nga kriza e vitit 1997.
Por një skenar pozitiv mund të jetë që kriza në Greqi të përmirësohet, gjë që do të krijojë normalitet në vendet e tjera të eurozonës dhe rrjedhimisht mund të përmirësojë ekonominë e vendeve të tjera të Ballkanit.
Greqia është aktualisht duke negociuar një marrëveshje që do të falë një pjesë të madhe të borxhit të vet. Në rast se marrëveshja realizohet, Greqia i shpëton falimentit të paorganizuar dhe mund të rikthehet te rritja ekonomike me borxh publik më të vogël e më të përballueshëm.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen Shumë qiramarrës në Zvicër po përballen me presion financiar të madh, por shpesh nuk guxojnë të... -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër?











