Kosova
Fati i koalicionit Nisma – AKR, në duart e diasporës
PZAP mblidhet sot
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) pritet të mblidhet sot dhe të marrë vendim për numërimin e rreth 5 mijë votave të diasporës, të cilat kishin arritur në Kosovë me vonesë, pavarësisht që ato ishin nisur me kohë. Koalicioni Nisma – AKR ka marrë votat e mjaftueshme për të kaluar pragun, kështu ka thënë për “Zërin” kandidati për deputet nga AKR-ja, Fatmir Matoshi, sipas së cilit ky koalicion ka marrë 5,017 për qind të votave.
Megjithatë, ndonëse thotë se e kanë kaluar pragun, Matoshi ka deklaruar se numërimi i rreth 5 mijë votave të diasporës mund të ndryshojë rezultatin e tyre, si rrjedhojë ata nuk do të mundë ta mbajnë kuotën e 5-përqindëshit.
“Ajo që e kam parë është se në bazë të provave që i kemi ne si koalicione, e kemi kaluar pragun. Se çfarë do të ndodhë me 4 mijë e 500 votat që pritet të numërohen është çështje tjetër. Mundemi që ne të mos kemi vota të mjaftueshme për ta ruajtur kuotën e 5-përqindëshit dhe mundemi të biem prapë”, ka thënë ai.
Matoshi ka theksuar se nëse nuk numërohen votat e diasporës, koalicioni Nisma – AKR do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, percjell Albinfo.ch.
“Nëse ato vota nuk numërohen, ne në bazë të dhënave që i kemi, e kemi kaluar pragun. Këtë e ka konfirmuar KQZ-ja, por nëse ato numërohen, atëherë ne mundemi ta përmirësojmë situatën, por ka mundësi që edhe të mos kemi vota tonat aty”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën











