Lajme
Fatmir Limaj nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re
Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, ministër në largim i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit sot publikisht, pas fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, bëri të ditur se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re.
“Kemi folur se do të jemi një qeveri e pastër, me kredibilitet moral, dhe unë jam njeriu më i përfolur në këtë vend. Nuk ndjehem fajtor. Por, para vetes kam obligim nga 75 mijë votues”, tha Limaj në një konferencë për shtyp.
Limaj dha se do të jetë i hapur për hetime lidhur me ministrinë që e drejtonte ai.
“Unë personalisht do të vazhdoj të qëndroj në Kuvendin e Kosovës dhe do të votoj qeverinë e Hashim Thaçit edhe nëse në të ka UDB-ashë”, ka thënë Limaj.
Ndryshe, mandatari për formimin e qeverisë Hashim Thaçi, në momentin e fundit ka anuluar konferencën e paralajmëruar për orën 10:30, ku do të jepeshin emrat e PDK-së për përbërjen e qeverisë së re. Emrat e mundshëm të ministrave nga radhët e PDK-së janë përmendur nga gazeta Kosova Sot, e cila bazohet në burime brenda kësaj partie. Hajredin Kuçi – zëvendëskryeministër, Enver Hoxhaj – ministër i Punëve të Jashtme, Bedri Hamza – ministër i Financave, Besim Beqaj – ministër i Ekonomisë, Vlora Çitaku – ministre e Integrimeve, Bajram Rexhepi – ministër i Punëve të Brendshme. Në anën tjetër, për postin e ministrit së Bujqësisë dhe të Ministrisë së Transporteve lakohen emrat e Blerand Stavilecit dhe Ramë Bujës
PDK-ja ka lidhur koalicion me AKR-në, e cila do të ketë postin e zëvendëskryeministrit, tre ministri – Ministrinë e FSK-së, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe pesë zëvendësministra. Lista “Dr. Ibrahim Rugova” do të ketë një zëvendëskryeministër dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe dy zëvendësministra. SLS-ja do të ketë postin e zëvendëskryeministrit dhe tri ministri – Ministrinë e Pushtetit Lokal, Ministrinë e Kthimit dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe tre zëvendësministra. Ndërsa gripi i pakicave joserbe do të drejtojë Ministrinë e Administratës Publike dhe pesë zëvendësministra.
Pas zyrtarizimit të koalicionin me të gjitha partitë që do të jenë pjesë e qeverisë dhe tashmë pritet vetëm votimi në Kuvend dhe përcaktimi i emrave për postet përkatëse.
Votimi për zgjedhjen e qeverisë kërkon 61 vota për. Mandatar për kryeministër është nominuar Hashim Thaçi. Partitë e koalicionit janë zotuar se kanë siguruar shumicën për zgjedhjen e presidentit dhe qeverisë. Në të kundërtën, dështimi eventual i zgjedhjes së tyre mund të qoj vendin në krizë të re institucionale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave










