Kosova
Fatmir Limaj rrëfen se si refuzoi t’ia kthente përshëndetjen Millosheviqit në Hagë
Limaj ka treguar se kishte qenë vetëm më Millosheviqin brenda ashensorit dhe ka rrëfyer detaje nga biseda që kishte pasur me të.
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka treguar një ngjarje të tij me Sllobodan Millosheviqin në Hagë.
Ai tha se Millosheviqi e kishte përshëndetur dhe e kishte pyetur si ka kaluar në vizitë.
Tutje Limaj në Pressing të T7 tregon se i kishte kërkuar që të mos i fliste duke ia kujtuar të gjitha krimet që kishte kryer në Kosovë.
“Unë isha në katin e tretë ai në katin e dytë, unë e ai së bashku në ashensor, veç na dy. Më përshëndeti, tha si kalove në vizitë, i thashë a ka mundësi mos me më fol, tha pse. I thashë arsyeja pse jemi këtu je ti, keni bërë detra me gjak , unë e di që ti i kalon lehtë, se ti i ke bërë, por unë s’jam i gatshëm me kalu atë gjak e me folë me ty. Ju jeni shkaktar i vuajtjeve, dhimbjeve. Kosova ende lëngon nga ajo që ju i keni shkaktuar dhe unë nuk jam i gatshëm më kalu atë det gjaku dhe me të fol ty. Më ka thënë okej, më ka kërkuar falje dhe më s’kemi folur, jemi parë, por më s’kemi folur”, ka thënë Limaj
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa











