Sport

FC Basel edhe një titull kampioni në Zvicër?

E gjithë kjo situatë do të sqarohet të dielën tjetër, me një fitore kundër Lozanës, FC Baseli do të siguron titullin e 15-të

© Keystone

Xherdan Shaqiri para se të shkon në Bayern po i siguron edhe një titull kampioni FC Baselit

Tre golat në ndeshjen e së dielës kundër Sionit i siguruan teorikisht Bazelit dhe një titull kampioni të Zvicrës!

Me 18 fitore në 28 ndeshje të kampionatit, FC Baseli është me 16 pikë përpara Lucernit.

Por, këtë mund të arrijë Bazeli, pasi të shqyrtohet ankesa e tyre nga Gjykata Ndërkombëtare e Sportit TAS për kthimin e 2 pikëve.

“Ne duam të jemi kampion në fushë”, thotë trajneri i FC Baselit, Heiko Vogel.

E gjithë kjo situatë do të sqarohet të dielën tjetër, me një fitore kundër Lozanës, FC Baseli do të siguron titullin e 15-të të kampionit zviceranë në historinë e klubit.

Më meritorët për këtë sukses të klubit janë padyshim edhe futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët tashmë këtë verë po e braktisin FC Baselin.