E-Diaspora

FC Kosova barazon në fushë të vet

FC Kosova- FC Kilchberg-Rüschlikon 1:1

Me gjithë dëshirën dhe mundin që e dhanë në fushë si dhe me mbështetjen që ia dha publiku shqiptar futbollistëve të FC Kosova, kjo e fundit nuk arriti më shumë se barazimin përballë kundërshtarit që ishte FC Kilchberg-Rüschlikon, në ndeshjen e fundit në fushë të vet.

Në pjesën e parë të lojës nikoqirët pësuan gol nga kundërshtari në minutën e 37-të. Djelmoshat e FC Kosovës barazuan rezultatin në pjesën e dytë të lojës me golin e Mehmet Hasanit, në minutën e 75-të.

Por, ky rezultat nuk e zbeh aspak suksesin dhe arritjen që ka bërë FC Kosova gjatë 20 viteve të fundit në ligat e ndryshme zvicerane të futbollit.  Këtë verë bëhen 20 vite që kur  është themeluar klubi shqiptar, vite këto që ky klub ka kaluar në periudha dhe sfida të ndryshme.

Aktualisht FC Kosova është në vendin e katërt në tabelë.

Këtë të shtune FC Kosova luan ndeshjen e fundit kampionale për këtë sezon ndërsa më 15 qershor në ora 14:00, në Sirnach zhvillon ndeshjen në gjiron e tretë, të vlefshme për Kupën e Zvicrës në futboll. Fituesi nga kjo ndeshje hyn në gjiron kryesore të Kupës së Zvicrës në futboll,  ku me pak fat mund ta fitojë si kundërshtar të radhës një klub të superligës, siç është Baseli, Zuerichu, GC etj. Për detajet tjera mund të njoftoheni në www.fckosova.ch

 

SC Binningen

FC Kosova

07.06.2014, 18:00
Spiegelfeld, Binningen – 1