Futboll
FC Llapi për herë të dytë ka fituar Superkupën Kosovë-Diasporë
Skuadra e Llapit e ka fituar për herë të dytë radhazi Superkupën “Kosovë-Diasporë”.
Fituesja e Kupës së Kosovës, të martën, në stadiumin qendror të Kampit Nacional në Hajvali, e ka mundur skuadrën fituese të Kupës së Unionit të Klubeve Shqiptare në Zvicër, FC Kosova Zurich, me rezultat 3:1, njofton FKK, përcjell albinfo.ch.
Kjo ndeshje zhvillohet tradicionalisht nën organizimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe Federatën e Futbollit Shqiptar në Gjermani dhe Unionin e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, si shenjë mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm që bashkatdhetarët tanë kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për futbollin dhe vendin tonë në përgjithësi.
Të dyja ekipet shfaqën lojë të pëlqyeshme dhe interesante, por që në fund mbizotëroi cilësia e skuadrës së elitës së futbollit tonë. Të parët rrugën e golit e gjetën mysafirët, e golin e shënuar nga Skiavano, por më pas llapjanët e arritën të përmbysin rezultatin me golat e Ilir Krasniqit, Gerhard Prognit dhe Kushtrim Shabanit, duke u kurorëzuar me meritë me këtë trofe për të dytin vit rresht. Trofeun kapitenit të Llapit, Bujar Idrizi ia ndau presidenti i FFK-së, Agim Ademi, teksa medaljet i ndanë edhe nënkryetari Agim Dibrani dhe kryetari i UKSHFZ-së, Feti Demolli.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit












