Lajme
FDP dhe GLP kritikojnë Qeverinë e Cyrihut për anulimin e Festivalit Alba
Isabel Garcia (GLP) ka vënë në dukje "heshtjen elokuente" nga qeveria e qytetit. Vendimi i kantonit ishte "i pakuptueshëm dhe i gabuar në çdo aspekt"
Përfaqësuesit e FDP (Partia Liberale) dhe GLP (Partia e Gjelbër Liberale) kanë kritikuar sot heshtjen e ekzekutivit të Cyrihut pas ndalimit të Festivalit Alba.
Këtë e kanë bërë ata sot në Asamblenë e qytetit të Cyrihut, shkruan sda.ch.
Qeveria ka justifikuar hapin e saj me situatën epidemiologjike, mbingarkimin e njësive intensive në spitalet e Cyrihut dhe me faktin se shkalla e vaksinimit tek shqiptarët në Zvicër, është e ulët, transmeton albinfo.ch.
E gjithë kjo, me gjithë faktin se vetëm njerëzit me certifikatë të vlefshme Covid do të kishin pasur qasje në festival.
“Vendimi është arbitrar dhe arsyetimi është skandaloz”, është shprehur Përparim Avdili (FDP). “Ky veprim lë një shije të hidhur”.
Për më tepërs, sipas tij, një ngjarje e tillë mund të kishte shërbyer edhe si mesazh për vaksinimin kundër koronës.
Vendimi është një “fyerje ndaj të drejtave tona themelore dhe sundimit të ligjit”, ka thënë Avdili. Ai është i befasuar që ekzekutivi i qytetit të Cyrihut nuk e ka komentuar atë.
Isabel Garcia (GLP) gjithashtu ka vënë në dukje “heshtjen elokuente” nga qeveria e qytetit, përcjell albinfo.ch. Vendimi i kantonit ishte “i pakuptueshëm dhe i gabuar në çdo aspekt”.
Është e papranueshme që një pjesë e tërë e popullsisë të shihet në një dritë të keqe dhe të mos shprehet besim as mirëkuptim ndaj saj., transmeton albinfo.ch Qeveria e qytetit duhet të kërkojë diskutim me të prekurit.
Festivali kulturor shqiptar Alba Festival ishte planifikuar të zhvillohej fundjavën e kaluar në Hardturm të Cyrihut. Këshilli qeveritar kishte anuluar lejen të enjten.
Nga ana tjetër për aktivitetin “Zürich Pride”, ekzekutivi i Cyrihut kishte dhënë lejen. Mbi 20,000 pjesëmarrës ishin në gjendje të marshonin nëpër Cyrih në kuadër të kësaj ngjarjeje të mbajtur gjatë fundjavës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










