Lifestyle
Fejohet Princi Harry
Princi Harry dhe aktorja amerikane Meghan Markle janë fejuar, ka njoftuar Princi Charles i Britanisë së Madhe.
Pallati mbretëror njoftoi se çifti është fejuar më herët gjatë muajit në Londër, ndërsa do të martohet në pranverën e ardhshme.
“Princi Harry ka njoftuar Madhërinë e saj Mbretëreshën dhe anëtarët e tjerë të afërm të familjes. Princi Harry ka marrë bekimin edhe të prindërve të zonjës Markle”, thuhet në njoftim, transmeton Albinfo.ch.
Princi Harry dhe Markle ishin takuar në korrik të vitit 2016, ndërsa lidhjen e zyrtarizuan muaj më pas.
33-vjeçari është i pesti në radhë për fronin mbretëror, ndërsa 36-vjeçarja njihet për rolin e saj në “Suits”.
E-Diaspora
-
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës Në Davos të Zvicrës, nga 19 deri më 22 janar, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror,... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’ -
Davos
Raporti Kosovë – SHBA tërheq vëmendjen e mediave zvicerane në Davos
Jeta në Zvicër
-
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike Arsyeja: Rregulloret e rishikuara plotësisht të sigurisë nga zjarri nuk pritet të hyjnë në fuqi deri... -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci -
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome -
Sa kushtojnë lejet e punës në Zvicër në vitin 2026? -
Qeveria federale po ofron gjithnjë e më shumë ndihmë në rast të vdekjeve jashtë vendit














