Femrat në Kosovë ngadalë, por sigurt në biznes
Gratë e Kosovës janë duke u angazhuar në vazhdimësi për të ndryshuar pozitën e tyre në shoqëri
Femrat janë duke u angazhuar ngadalë, por sigurt në biznes, pasi ato përballen më vështirësi të mëdha, duke filluar nga paragjykimet për aftësitë e tyre udhëheqëse, pastaj qasja në burime të financimit, u tha në një tryezë me gra afariste, të organizuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar.
Gratë e Kosovës janë duke u angazhuar në vazhdimësi për të ndryshuar pozitën e tyre në shoqëri. Pavarësisht vështirësive të mëdha, ato janë duke u marrë edhe me veprimtari afariste, por në një shkallë mjaft të ultë krahasuar me burrat.
Udhëheqësja e Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar, Ardiana Bunjaku, ka deklaruar se mentaliteti i përgjithshëm i shoqërisë ka pasur ndikim mjaft negativ tek femrat afariste.
Por, sipas tij, me kalimin e viteve, sidomos gjatë dekadës së fundit, ka pasur një hov më të madh të qasjes së tyre në edukim, si pikë kyçe, e rrjedhimisht edhe në pjesëmarrjen e tyre në biznes.
Udhëheqësja e Organizatës joqeveritare “Lady”, Sanija Murati, ka theksuar se gratë duhet të angazhohen edhe më shumë për të arritur përmirësimin e përgjithshëm të gjendjes. Sipas saj, ekziston një dallim i madh ndërmjet femrave në viset urbane dhe rurale.
Drejtoresha e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar, Maurin Shauket, në tryezë përmendi shumë shembuj të grave afariste të suksesshme nëpër botë, duke nxitur edhe femrat kosovare të angazhohen në këtë sferë.
Edhe zyrtarët e Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj amerikane në Kosovë kanë thënë se ka femra të suksesshme në biznes, por kërkuan angazhim më të madh të tyre.
Sipas një ankete të vitit 2005 me 600 ndërmarrje të vogla e të mesme, të kryer nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, vetëm 2 për qind e tyre janë në pronësi të femrave, ndërkaq rezultatet e vitit 2008 të kësaj ankete treguan një rritje të vogël në 3,83 për qind.
E-Diaspora
-
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge Një shtetas kosovar është arrestuar në zonën e Goteborgut, në Suedi, si rezultat i një operacioni... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron për rreziqet e ruajtjes së të dhënave shtetërore jashtë vendit Autoritetet zvicerane të mbrojtjes së të dhënave kanë paralajmëruar institucionet shtetërore për rreziqet e ruajtjes së... -
A mund të detyrojnë kompanitë farmaceutike rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër? -
Studim i ri zbulon pse zjarrfikësit profesionistë në Zvicër po largohen nga profesioni -
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë












