E-Diaspora
Ferati konkretizon ëndrrën e tij për Bundesligën
Që nga fëmijëria e hershme ka qenë ëndërr e Feratit të luajë në një skuadër të bundesligës. Verën që vjen, ai bëhet pjesë e SC Freiburg
Lojtari standard i klubit FC Basel, shqiptari nga Kosova, Beg Ferati ka bërë të ditur se në përfundim të sezonit veror do të braktisë skuadrën e tij, për të vazhduar karrierën në SC Freiburg të Bundesligës gjermane.
Siç shkruan gazeta zvicerane Blick, skuadra ku kalon Ferati nuk dallohet për pagesa të larta për futbollistët që i blen. Mirëpo, është diç tjetër që ka tërhequr futbollistin nga Kosova për të zgjedhur Freiburgun. Që nga fëmijëria e tij e hershme ka qenë ëndërr për të që të luajë në një skuadër të bundesligës së famshme. Kështu pati deklaruar Ferati në një rast. Dhe, duket se kjo ëndërr e tij po bëhet realitet.
Këtë synim të Beg Feratit e përforcon edhe zëvdendëskryetari i FC Basel-it, Bernard Heusler. Ai, lidhur me rastin Ferati i ka deklaruar gazetës Blick se „as oferta jonë për t`i përmirësuar pagesën nuk bëri punë…”
FC Basel, që është skuadra më e suksesshme dhe më e pasur zvicerane, po përballet kohëve të fundit me një „erozion” lojtarësh. Disa nga futbollistët më të mirë të klubit gjenden në vazhdimësi në shënjestër të skuadrave të huaja, të mëdha të futbollit.
Futbollisti tjetër shqiptar, Xherdan Shaqiri është vetëm njëri prej tyre, mbase më i kërkuari, por aty diku janë edhe Stocker, Inkoom, Safari etj.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











