Sport
Ferati kritikon shefat dhe fiton suspendimin nga klubi!
Beg Ferati është aktivizuar njëherë për U23 të Freiburgut, ndërsa të gjitha ndeshjet e bundesligës i ka shikuar nga tribunat
Beg Ferati, futbollisti i cili disa muaj më parë pati lënë FC Baselin për të kaluar në FC Freiburg të bundesligës gjermane, ka rrezik të mbetet pa klub. Fajin për këtë duket ta ketë ai vetë, pasi që futbollisti i repartit të mbrojtjes, ka dhënë disa deklarata publike me ton kritik ndaj udhëheqjes së klubit.
Ai nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje të këtij sezoni dhe për këtë arsye ka drejtuar kritika përmes gazetës “Basler Zeitung” ndaj shefave të tij. Për pasojë, Ferati 26 vjeçar është suspenduar dhe, për një kohë të pacaktuar nuk do të ketë të drejtë as të marrë pjesë në stërvitjet e klubit.
Siç shkruajnë ndërkohë mediet zvicerane, Ferati edhe asshtu nuk kishte ndonjë ardhmëri në Freiburg. Trajneri Streich, në disa takime që kanë pasur bashkë ia ka bërë me dije se nuk ka shanse për të luajtur në këtë skuadër.
Gjatë sezonit aktual, Beg Ferati është aktivizuar njëherë për juniorët U23 të Freiburgut, ndërsa të gjitha ndeshjet e bundesligës të skuadrës së tij i ka shikuar nga tribunat. Megjithatë, kontrata me Freiburgun atij i kalon vetëm në vitin 2014.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar Nëse po planifikoni pushime dimërore në Zvicër, disa stacione skish janë të sigurta për borë, falë... -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër










